27 mijë banesa të zbrazëta në Prishtinë, Shahini: Ka nevojë për banim, por jo për ndërtim të ri (VIDEO)

27 mijë banesa të zbrazëta në Prishtinë, Shahini: Ka nevojë për banim, por jo për ndërtim të ri (VIDEO)

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka folur për krizën e strehimit në kryeqytet, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me fenomenin e ndërtimeve të reja që nuk përdoren për banim, por për investime.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Shahini tha se rreth 30 për qind e gjithë asaj që është ndërtuar në Prishtinë mbetet e pashfrytëzuar, sidomos banesat, të cilat qëndrojnë bosh.

“Sot në Prishtinë janë ndërtuar 27 mijë banesa që janë të zbrazëta. Vetëm në dekadën e fundit janë ndërtuar rreth 11 mijë banesa të reja. Këto nuk janë në funksion të banimit, por janë përdorur si investim dhe po mbajnë çmimin e tregut artificialisht lartë.

 “Ka nevojë për banim, por jo për ndërtim të ri. Këto banesa që janë të zbrazëta duhet të futen në qarkullim në treg. Vetëm kështu mund të ulim çmimet”, tha Shahini.

The post 27 mijë banesa të zbrazëta në Prishtinë, Shahini: Ka nevojë për banim, por jo për ndërtim të ri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.