26 vjetori i Policisë së Kosovës, Sveçla: Një institucion i pjekur në shërbim të qytetarëve

26 vjetori i Policisë së Kosovës, Sveçla: Një institucion i pjekur në shërbim të qytetarëve

 Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka uruar 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, duke vlerësuar rolin jetik të këtij institucioni në shoqëri dhe duke theksuar rëndësinë e afërsisë së tij me qytetarët, veçanërisht me fëmijët.

Në një aktivitet të organizuar me rastin e përvjetorit, ministri Sveçla tha se “nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar ditëlindjen e një institucioni të tillë sesa me fëmijët”, duke e cilësuar Policinë e Kosovës si një institucion të pjekur që duhet ta vendosë këtë pjekuri në shërbim të qytetarëve, raporton Klankosova.tv.

“Rruga jonë do të kalojë nëpër sfida, do t’ju hedhë në brigje të ndryshme, disa do të bëheni policë, mësues, mjekë dhe në fusha të ndryshme. Do të keni një partner të besueshëm në këtë rrugë , ajo është Policia e Kosovës”, tha Sveçla.

The post 26 vjetori i Policisë së Kosovës, Sveçla: Një institucion i pjekur në shërbim të qytetarëve appeared first on Klan Kosova.