E diel, 15 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/250-vjetori-i-ushtrise-amerikane-haradinaj-trimeria-dhe-perkushtimi-i-tyre-frymezim-per-ne/250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për...

https://klankosova.tv/250-vjetori-i-ushtrise-amerikane-haradinaj-trimeria-dhe-perkushtimi-i-tyre-frymezim-per-ne/250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne – Klan Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane.

Këtë ditë, Haradinaj e quajti historike, teksa shtoi se sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane mbeten frymëzim i vazhdueshëm për  Ushtrinë e Kosovës dhe popullin e saj, transmeton Klankosova.tv.

“Në këtë ditë historike, shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan dhe pjesëtarët e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, për 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane mbeten frymëzim i vazhdueshëm për ne dhe Ushtrinë e Kosovës. Përjetë falënderues për mbështetjen në momentet më vendimtare të historisë sonë”.

The post 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT