Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar, sipas të dhënave të pranuara sot, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 25 vatra zjarri, 3 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 22 janë lokalizuar.
Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë tek organet ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.
Në të njëjtën kohë, Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po veprojnë pandërprerë në terren për menaxhimin e situatës. /Klankosova.tv
The post 25 vatra zjarri u regjistruan sot në Kosovë, tri ende aktive appeared first on Klan Kosova.