24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva ka vdekur sot në QKUK.
Ai kishte pësuar një aksident më 15 korrik, duke u goditur nga një veturë në vijat e bardha të rrugës.
I riu nuk arriti t’ju mbijetoi plagëve.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
“Më datë 15.07.2025, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një këmbësor (mashkull i moshës madhore) ishte goditur nga një veturë. Pas aksidentit, i lënduari ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Sot jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Për vdekjen e viktimës është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, deklaroi Elezaj për Klankosova.tv
Derisa për vdekjen e 24 vjeçarit, ka njoftuar edhe Avdi Morina, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Lamtumirë Shkodran! Pas një aksidenti rrugor në qytetin e Malishevës, Shkodrani 24 vjeç u lëndua rëndë, dhe pas disa ditë në luftë me vdekjen nuk mundi ti bëjë ballë lëndimeve të rënda që kishte. Shkodrani do të kujtohet si një djal i urtë, i sjellshëm dhe shumë punëtor. U prefshë në paqe”; ka shkruar Morina.
The post 24 vjeçari nga Malisheva s’u bën ballë lëndimeve nga aksidenti, vdes në QKUK appeared first on Klan Kosova.