Tuesday, March 24, 2026
spot_img
HomeLajme24 Marsi-Gorani: E kaluara s’na ndihmon sot për ndërtimin e një të...

24 Marsi-Gorani: E kaluara s’na ndihmon sot për ndërtimin e një të ardhme të suksesshme (VIDEO)

Në “Rubikon” në Klan Kosova, opinionisti Dukagjin Gorani tha se kaluara s’na ndihmon sot për ndërtimin e një të ardhme të suksesshme.

Derisa foli edhe për intervenimet ushtarake në Kosovë, që për shumë kë sipas tij, kanë qenë të paimagjinueshme.

Ai ndër tjerash tha se 24 Marsi ishte pikë kthese, duke shtuar se “kushdo që shpëtoi i gjallë, rilindi pas asaj nate”.

“Kushdo që ka pas dyshime, e atëherë ka pasur shumë dyshime meqenëse veç mundësia që atëherë Jugosllavia me u bombardu për shkak të neve ka qenë e paimagjinueshme. Veç ideja që bota mundet me intervenu për ne ka qenë e pakapshme. Çdo intervenim ushtarak ka qenë e nivelit dëshiror sesa realistik, deri te kjo natë.

“Çështja e Kosovës është shndërru në çështje të interesit nacional për popullin amerikan. Kjo deklaratë në një mënyrë e detyron shtetin amerikan me e pronësu çështjen e Kosovës që ndodhet mijëra km larg, që i ka telashet e veta krejtësisht të pandërlidhura…

“24 marsi ka qenë nata që e kemi pasur të qartë që prej “sotit e tutje, kushdo që shpëton gjallë ka me qenë i lindun përsëri…

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT