23 vjeçari ra në kontakt me rrymën, policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë në Gjilan

Policia e Kosovës. Foto: Arkiv

Një 23 vjeçar i komunitetit serb sot u lëndua rëndë derisa po punonte në Gjilan.

Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, detaje ka dhënë policia e Kosovës.

Zëdhënësi për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, tha për Klankosova.tv. se i riu është punëtor i një kompanie private.

Hashani deklaroi se për rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës.

“Në vendin e ngjarjes ka dalur fillimisht një patrullë e policisë së Kosovës dhe më pastaj gjithashtu njesite relevante, zjarrefiksat, KEDS-i dhe mjekët nga emergjenca rajonale, për rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës”, tha Hashani.

“Sipas hetimeve të para i lënduari me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal këtu në Gjilan. Pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Për rastin është informuar Prokurori i Shtetit i cili e ka urdhëruar policinë e Kosovës t’i hetojë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë fillimisht ka raportuar Klan Kosova.

Rasti po cilësohet si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

I riu që u godit nga rryma në Gjilan, në gjendje shumë të rëndë

Gjilan: I riu bie në kontakt me rrymën, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

The post 23 vjeçari ra në kontakt me rrymën, policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë në Gjilan appeared first on Klan Kosova.