Një shtetas italian 23-vjeç, me qëndrim në Tiranë, është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Dërgesa”.
Ai u kap në një degë postare në kryeqytet, pikërisht në momentin kur po tërhiqte një pako të dyshuar me rreth 475 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, që dyshohet se ishte trafikuar me postë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas ndalimit të tij, autoritetet vijuan kontrollet edhe në banesën e të dyshuarit, ku u gjetën edhe 442 gramë të tjera të së njëjtës substancë narkotike, një shumë e konsiderueshme parash si dhe 7 aparate celularë, që u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.
Vlera totale e drogës në treg vlerësohet të arrijë deri në 200 mijë euro.
Operacioni u zhvillua si rezultat i hetimeve disa mujore, të udhëhequra nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Qendrën Tranzite të Postës Shqiptare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, shkruan Gazeta Sinjali.
Materialet janë referuar tashmë në Prokurori për vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);