21-vjeçi e plagosi në këmbë 44-vjeçarin në Shirokë të Suharekës

21-vjeçi e plagosi në këmbë 44-vjeçarin në Shirokë të Suharekës

Një person me iniciale B.Sh, 44-vjeç ka mbetur i plagosur mbrëmë në Shirokë të Suharekës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për Klankosova.tv se i dyshuar është një 21-vjeçar me iniciale A.F..

“Sipas informatave fillestare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake mes dy personave, njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, duke plagosur në këmbë personin B.Sh., mashkull, 44 vjeçar”.

“I plagosuri është dërguar fillimisht në QKMF Suharekë për ndihmë të parë dhe më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku pas një intervenimi kirurgjik është liruar, pasi lëndimet janë cilësuar si të lehta”, tha Bytyqi për Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se njësia e hetimeve rajonale janë duke u marrë me rastin dhe po punojnë në arrestimin e të dyshuarit.

The post 21-vjeçi e plagosi në këmbë 44-vjeçarin në Shirokë të Suharekës appeared first on Klan Kosova.