E diel, 3 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajme21-vjeçari kosovar vdes në vendin e tij të punës në Itali

21-vjeçari kosovar vdes në vendin e tij të punës në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Villadossola të Italisë, ku humbi jetën punëtori kosovar Pashtrik Krasniqi, sipas Rai News, përcjell Klankosova.tv.

21-vjeçarin e mbyti kontakti me energji elektrike teksa po çmontonte një skelë në një ndërtesë.

Dyshohet se ai preku një kabllo të dëmtuar të energjisë elektrike e që rezultoi të ishte fatale për të, pasi as ndihma mjekësore nuk mundi ta shpëtonte.

Në vendngjarje ndërhynë karabinierët dhe inspektorët e sigurisë në punë.

The post 21-vjeçari kosovar vdes në vendin e tij të punës në Itali appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT