Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, 21 të dënuar janë certifikuar sot pasi përfunduan me sukses programet edukative “Menaxhimi i Zemërimit” dhe “Shkathtësitë Sociale”.
Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morën pjesë Drejtoresha e Departamentit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Trendelina Qorraj, dhe përfaqësuesi i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë,. Salih Ademi.
Programet synojnë të ndihmojnë të dënuarit në procesin e rehabilitimit, duke u ofruar atyre njohuri dhe aftësi për menaxhimin e emocioneve, përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me të tjerët.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) për të ndihmuar ri-integrimin e personave të dënuar në shoqëri dhe për t’i përgatitur ata që të jenë qytetarë të përgjegjshëm pas përfundimit të vuajtjes së dënimit./Klankosova.tv
The post 21 të dënuar certifikohen në programe edukative në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.