“2 orët më të rëndësishme”, Kelmendi: Nga studio e Rubikonit sonte definohet fituesi/balotazhi për Prishtinën

“2 orët më të rëndësishme”, Kelmendi: Nga studio e Rubikonit sonte definohet fituesi/balotazhi për Prishtinën

Gazetari dhe autori i emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendi, ka bërë një postim disa orë para debatit të madh për kryeqytetin, që pritet të zhvillohet sonte në Klan Kosova.

Kelmendi ka thënë se dy orët e këtij ballafaqimi mes kandidatëve për të parin e Prishtinës pritet të definojnë fituesin apo bolatazhin për këtë garë, transmeton Klankosova.tv

Mes tjerash, ai sërish e ka konfirmuar se në studio do t’i ketë kandidatët e LDK-së, PDK-së, AAK-së, PSD-së dhe një kandidat të pavarur.

“Edhe pak orë na ndajnë nga 2 orët më të rëndësishme të këtyre zgjedhjeve – sonte prej 21:00-23:00 në Klan Kosova. 2 orët që priten ta definojnë fituesin/balotazhin nga studio e Rubikonit.

Live në studio do të jenë kandidatët përfaqësues të partive:

PËRPARIM RAMA (LDK)

URAN ISMAILI (PDK)

BEKË BERISHA (AAK)

BESA SHAHINI (PSD)

MERKUR BEQIRI (Alt.)

HAJRULLAH ÇEKU (LVV) ka pasur ftesë.” – ka shkruar Kelmendi. /Klankosova.tv

The post “2 orët më të rëndësishme”, Kelmendi: Nga studio e Rubikonit sonte definohet fituesi/balotazhi për Prishtinën appeared first on Klan Kosova.