Tuesday, April 7, 2026
spot_img
HomeLajmeSindikalistët me ultimatum: Paga 600 euro, ose largim masiv nga puna (VIDEO)

Sindikalistët me ultimatum: Paga 600 euro, ose largim masiv nga puna (VIDEO)

Punëtorët teknikë e fizikë të sektorit privat në Prishtinë, po shprehin pakënaqësi të madhe ndaj kushteve të punës dhe pagave të tyre.

Ata thonë se po ndihen “të hipur në qafë” dhe nuk do të durojnë më, duke paralajmëruar edhe largime kolektive nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, raporton Klan Kosova.

Megjithatë, ende nuk ka qartësi nëse Komuna ka hapësirë për të negociuar për rritje të pagave, pasiqë zyrtarët nuk kanë kthyer përgjigje.

Sindikalistët kanë drejtuar kërkesat edhe te niveli qendror, duke kritikuar mungesën e dhënies së pagës së 13-të, gjë që sipas tyre i ka ofenduar dhe nxitur pakënaqësi të mëtejshme.

Si rezultat i këtyre ankimeve dhe kërkesave të paketuara, punëtorët paralajmërojnë protestë më 1 maj në sheshet e Prishtinës, duke kërkuar trajtim më të drejtë dhe rritje të pagave.

Kronika në vijim sjell detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT