Friday, April 10, 2026
spot_img
HomeLajmePrapaskenat e intervistës, Michael Martens: Pas 4 muajve Haga më kthej përgjigjen...

Prapaskenat e intervistës, Michael Martens: Pas 4 muajve Haga më kthej përgjigjen e 12 pyetjeve për Hashim Thaçin

Gazetari i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka ndarë detaje lidhur me intervistën e realizuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.

Martens, në rrjetin social x ka bërë të ditur se një intervistë ballë për ballë nuk ka qenë e mundur, prandaj pyetjet janë dorëzuar me shkrim në gusht të vitit 2025, ndërsa përgjigjet janë miratuar nga gjykata vetëm pas një periudhe prej katër muajsh, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka bërë të ditur se përgjigjet i janë dërguar me postë, por vetëm pasi kishte nënshkruar një dokument konfidencial, i cili parashihte që intervista të publikohej vetëm në versionin e miratuar nga gjykata, pa asnjë ndryshim apo ndërhyrje.

‘’Një intervistë ballë për ballë nuk ishte më e mundur. Pyetjet duhej të dorëzoheshin me shkrim dhe përgjigjet do të publikoheshin vetëm pas shqyrtimit nga tribunali, më thanë. Një intervistë pa mundësinë e pyetjeve kritike pasuese nuk është vërtet një intervistë. Megjithatë, ia vlente të provohej. Ndoshta përgjigjet do të ishin gjithsesi interesante. Kështu, në gusht 2025, paraqita 12 pyetje në Hagë. U deshën katër muaj derisa, në prag të Krishtlindjes 2025, gjykata më njoftoi me email se përgjigjet e Thaçit ishin miratuar’’, ka shkruar ai.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Tutje, gazetari bëri të ditur edhe se, Specialja kishte deklaruar se përgjigjet e Thaçit do i dërgonte me postë, porse, vetëm pasi të ishte nënshkruar një ‘’dokument konfidencial’’.

‘’Gjykata, thanë ata, do t’i dërgonte përgjigjet me postë – por vetëm pasi të nënshkruaja një dokument konfidencial prej tre faqesh që përcaktonte se intervista mund të publikohej vetëm në versionin e miratuar nga gjykata, pa shkurtim dhe pa shtesa. Për të qenë në gjendje të gjykoja nëse përgjigjet ishin fare interesante, kjo kusht duhej pranuar. Dhe kështu, në mes të janarit, tre vjet pas ofertës fillestare për intervistë, mora postë nga Haga: përgjigjet e Thaçit’’, ka shkruar Martens.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT