Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona në Ferizaj.
Sipas konfirmimit të zëdhënësit të policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, dyshohet se janë plagosur dy persona, një grua e moshës 24-vjeçe dhe një burrë i moshës 32-vjeç, të cilët janë fërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.
Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, dy persona të plagosur – Klan Kosova
“I plagosuri mashkull, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor.” Ka thënë Veseli për Klankosova.tv
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të rendit, hetuesit e stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët janë duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes.


