Një 41-vjeçar është arrestuar sot në Fier nga Policia e Shtetit, pasi kishte kultivuar 190 bimë narkotike në një parcelë në fshatin Çipllakë.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se i dyshuari kishte kultivuar bimët në një sipërfaqe të mbuluar me shkurre, me qëllim që t’i fshihte.
“Gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Çipllakë, në njësinë administrative Libofshë, u gjet një parcelë me 190 bimë të dyshuara narkotike të llojit ‘cannabis sativa’”, njofton Policia.
“Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas përfundimit të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin L.T., 41 vjeç, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’”.
Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Operacioni policor antikanabis me emrin “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Fier. /Klankosova.tv
The post 190 bimë narkotike në Çipllakë të Fierit, 41-vjeçari arrestohet për kultivim appeared first on Klan Kosova.