18 vjet nga shuarja e Faruk Begollit

faruk begolli

Sot shënohen 18 vjet nga vdekja e Faruk Begollit, njërit nga figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare.

Njëri prej aktorëve më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966. Ai ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e ‘90-ta, i ndjeri kishte bashkëthemeluar edhe Teatrin “Dodona” në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me “Pogled u Zenicu Sunca”, “Bitka na Neretvi”, “Cuvar plaze u zimskom periodu” e “Dervis i Smrt”, si dhe në filmat e njohur shqip “Kur pranvera vonohet”,  “Era dhe Lisi”, “Të Ngujuarit”, “Si të vdiset” dhe “Proka”.

The post 18 vjet nga shuarja e Faruk Begollit appeared first on Klan Kosova.