Gazeta Sinjali raportoi sot për një mërgimtari nga Podujeva, 18-vjeçari Ardian Osmani, që ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në Gjermani, pas një aksidenti tragjik ku u mbyt në një liqen, shkruan Gazeta Sinjali.
Ardian ishte futbollist i klubit shqiptar FC Kosova Munchen, ku luante si mbrojtës i krahut të djathtë dhe ishte pjesë e skuadrës së juniorëve për dy sezone.
Klubi i ka dërguar familjes së tij një telegram ngushëllimi, duke theksuar pasionin, përkushtimin dhe sjelljet shembullore të Ardianit, si dhe duke ndarë dhimbjen me familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!