E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajme17-vjetori i Pavarësisë, Osmani pranon urime edhe nga guvernatorja e Përgjithshme e...

17-vjetori i Pavarësisë, Osmani pranon urime edhe nga guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë

Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar mesazh urimi edhe nga guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Mary May Simon, me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Në mesazhin e saj, guvernatorja e Përgjithshme ka theksuar lidhjet e ngushta ndërmjet dy vendeve, të cilat bazohen në vlerat dhe qëllimet e përbashkëta, përfshirë angazhimin për paqe, stabilitet rajonal dhe demokraci.

Ajo ka ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për rrugën evropiane dhe transatlantike të Kosovës dhe ka vlerësuar përparimin e bërë në këtë drejtim, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Simonit, mërgata kosovare në Kanada përfaqëson një komunitet të gjallë dhe të angazhuar që kontribuon ndjeshëm në shoqërinë kanadeze përmes trashëgimisë kulturore, angazhimit akademik dhe pjesëmarrjes në jetën sociale dhe ekonomike.

Në përfundim të urimit, guvernatorja e Përgjithshme ka shprehur dëshirën për të vazhduar forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe bashkëpunimit në forume ndërkombëtare, duke uruar presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për shëndet, lumturi dhe prosperitet në vitin e ardhshëm.

May be an illustration of text that says 'GENERAL February 2025 Iler Excellency Dr. Vjosa Osmani President Republic ofKosovo Excellency, hehall Canadians, would like people Republic of Kosovo on waitn congralulations the ofyour Canada deeply appreciates close relations with Kosovo, strengthened comon values goals, promotion peHce, regional and democracy, Canada strong supporler Kosovo' European and Transatlantic integration and welcomes your nation' important towards that goal. Kosovar diaspora Canada diverse heritage, academic engagement, look building vibrant and engaged community that through social and economic contributions. collaboration you and year ahead Kosovars enjoy health, happiness and prosperity in Yours sincerely, mEim Mary May Simon SUSSEX DRIVE OTTAWA PROMENADE SUSSEX'

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498