E diel, 15 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/17-vjet-nga-hyrja-ne-fuqi-e-kushtetutes-se-kosoves/17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës - Klan...

https://klankosova.tv/17-vjet-nga-hyrja-ne-fuqi-e-kushtetutes-se-kosoves/17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës – Klan Kosova

Katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008 hyri në fuqi Kushtetua e vendit, e cila përcaktoi Kosovën si shtet të pavarur, sovran , demokratik, unik dhe të pandashëm.

Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish-kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës shënon fillimin e një periudhe të re të zhvillimeve politike.

Kushtetuta hyn në fuqi 120 ditë pas shpalljes së pavarësisë. Institucionet e Kosovës, kanë arritur që për një periudhë të shkurtër kohore, të përgatisin dhe miratojnë 40 ligje që dalin si propozim nga Pakoja e Ahtisaarit.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës kundërshtohet nga përfaqësuesit e serbëve të cilët nuk janë pajtuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila deri tani është njohur nga 118 vende të botës. /kp

The post 17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT