17-vjeçari ther me gërshërë një 40-vjeçar në Vlorë

news image

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçar ka therur me gërshërë një 40-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur më 20 shtator 2025, dhe viktima është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht: një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa i mituri është proceduar penalisht për veprimet e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/