Adoleshenti 17-vjeçar nga Kosova, i cili të premten goditi me thikë mësuesen e tij në një shkollë në Essen të Gjermanisë, është jashtë rrezikut për jetën.
Ai u plagos rëndë gjatë arrestimit nga policia dhe mbetet i shtruar në spital, sipas raportimeve të policisë së Bochumit, raporton “Waz.de”.
Edhe viktima e sulmit, mësuesja, është jashtë rrezikut për jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në Spitalin Universitar të Essenit. Hetimet po vazhdojnë, por ende nuk janë zbuluar motivet e sulmit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!