E shtunë, 31 Maj, 2025
spot_img
HomeLajme17 vende të BE-së akuzojnë Hungarinë për shkelje të të drejtave ndaj...

17 vende të BE-së akuzojnë Hungarinë për shkelje të të drejtave ndaj LGBTQ+

Shtatëmbëdhjetë shtete të Bashkimit Evropian kanë ngritur shqetësim të martën, duke akuzuar Hungarinë për shkelje të vlerave themelore të BE-së pas miratimit të ligjeve që synojnë personat LGBTQ+.

Akuzat erdhën pas miratimit të disa ndryshimeve ligjore në Hungari, që ndalojnë paradat e krenarisë dhe lejojnë përdorimin e kamerave me njohje të fytyrës për të identifikuar personat pjesëmarrës.

Në muajin mars, parlamenti hungarez miratoi një legjislacion që krijon bazë ligjore për ndalimin e paradave të krenarisë dhe përdorimin e kamerave për identifikimin e pjesëmarrësve. Më vonë, në prill, Hungaria miratoi ndryshime kushtetuese që përcaktojnë se shteti njoh vetëm dy gjini: mashkull dhe femër.

Në një deklaratë të përbashkët të qeverive të 17 shteteve të BE-së, thuhet se: “Jemi shumë të alarmuar nga këto zhvillime, të cilat bien ndesh me vlerat themelore të dinjitetit njerëzor, lirisë, barazisë dhe respektit për të drejtat e njeriut”.

Vendet kanë kërkuar nga Komisioni Evropian të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Hungarisë nëse kjo e fundit nuk rishikon masat e miratuara.

Deklarata sipas reuters është mbështetur nga shtetet si: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT