Talenti Lirjon Abdullahu, është ftuar nga kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e playoff-it, në muajin mars që “Dardanët” i luajnë kundër Islandës.
Rreth kësaj ftese sot, ka shkruajtur edhe gazeta gjermane “KreisZeitung”, transmeton Klankosova.tv
Por, futbollisti me prejardhje nga Kosova, do t’i mungojë skuadrës së tij, Stuttgarter Kickers, për arsye tjera.
Abdullahu nuk do të mund të luajë në ndeshjen e radhës kundër Bayern Munchenit, për shkak të ndëshkimit me kartonin e kuq.
Kjo gazetë shkruan edhe për formën e mirë të 16-vjeçarit.
Lirjon Abdullahu, në ligën e të rinjve deri më tani këtë sezon i ka realizuar 11 gola në 13 ndeshje.
Edhe drejtori sportiv Lutz Siebrecht, e ka vlerësuar “instiktin e golashënuesit” të talentit kosovar.
Ndeshjen e parë kundër Islandës, Kosova e zhvillon më 20 mars në “Fadil Vokrri”.
Derisa ndeshja kthyese zhvillohet në Murcia të Spanjës më 23 mars.
Fitorja do t’i shtonte gjasat që “Dardanët” të kualifikohen në Ligën B.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>