Wednesday, April 8, 2026
spot_img
HomeShëndetësi1,548 intervenime brenda vitit në sallën kirurgjike të Ambulacës Specialistike – Indeksonline.net

1,548 intervenime brenda vitit në sallën kirurgjike të Ambulacës Specialistike – Indeksonline.net

Në sallën kirurgjike të Ambulacës Specialistike në QKUK realizohen intervenime kirurgjikale të vogla dhe të mesme në kushte ambulantore, pa pasur nevojë për hospitalizim të pacientëve.

Ky shërbim mundëson trajtim të shpejtë dhe efikas, duke reduktuar kohën e pritjes dhe duke ofruar kujdes kirurgjikal.

Në këtë sallë kryhen kryesisht intervenime të vogla të Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive, si heqja e lezioneve të lëkurës (nevuse, lipoma, kiste), trajtimi i plagëve dhe cikatriceve, ndërhyrje për korrigjime të vogla rekonstruktive, si dhe ndërhyrje për korrigjime të ndryshme rikinstruktive.

Të gjitha këto procedura realizohen me aplikimin e anestezionit lokal.

Po ashtu, në këto salla kryhen intervenime të vogla edhe për klinika të tjera, si Klinika e Neurokirurgjisë, Kirurgjisë Torakale, Kirurgjisë Abdominale dhe Kirurgjisë Vaskulare. Këto përfshijnë heqjen e formacioneve të vogla të indeve të buta, trajtimin e plagëve sipërfaqësore, si dhe procedura të tjera të vogla diagnostike (biopsitë) dhe terapeutike që po ashtu realizohen me anestezion lokal.

Salla është e pajisur me teknologji moderne dhe përmbush standardet bashkëkohore mjekësore për ofrimin e shërbimeve të sigurta dhe cilësore.

Që nga funksionalizimi i saj, në këtë sallë janë realizuar mijëra intervenime, duke kontribuar në trajtimin e një numri të madh pacientësh. Vetëm gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1,548 intervenime.

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v23.0&appId=336355723469331

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT