Sot shënohet 15-vjetori i opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila më 22 korrik 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Sipas këtij vendimi, deklarata e pavarësisë nuk shkelte as të drejtën ndërkombëtare të përgjithshme, as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe as kuadrin kushtetues të përkohshëm të Kosovës.
Kryetari i atëhershëm i GjND-së, Hisashi Ovada, kishte theksuar se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesa për shpalljen e pavarësisë nga një subjekt politik, duke nënvizuar se Kosova nuk kishte vepruar në kundërshtim me asnjë normë të zbatueshme.
The post 15 vjet nga vendimi historik i GjND-së për pavarësinë e Kosovës appeared first on Klan Kosova.