E premte, 1 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajme15 vjet burg Pleskoviqit, avokati: Ky dënim është shumë pak në raport...

15 vjet burg Pleskoviqit, avokati: Ky dënim është shumë pak në raport me masakrat

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Millosh Pleskoviqit dhe dënimit të tij me 15 vjet burgim për krime lufte të kryera në Prizren, avokati i viktimave, Gent Gjini, e ka konsideruar vendimin si të papërshtatshëm dhe të pamjaftueshëm në raport me krimet e kryera.

“Ky dënim është shumë pak në raport me masakrat. Zonjës ia ka masakruar dy fëmijë binjakë, ua ka prerë gjymtyrët. Këto janë fakte. Gjykata e ka dënuar shumë pak, duke u bazuar në ligjet e Jugosllavisë,” deklaroi Gjini, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi se Pleskoviq ka qenë pjesë e “Beretave të Kuqe”, formacion paraushtarak serb i udhëhequr nga krimineli i njohur Arkan.

“Për herë të parë po gjykohet një anëtar i Arkanoviqëve dhe i Beretave të Kuqe,” shtoi avokati nga Prizreni.

Sipas aktakuzës, më 1 shtator 1998, në afërsi të Prizrenit, Millosh Pleskoviq, duke vepruar si pjesë e një grupi të armatosur prej 7-8 personash të nacionalitetit serb, kishte ndaluar një grup shqiptarësh civilë që po udhëtonin drejt malit. Viktimat – R.D., B.D. dhe F.B. – së bashku me të mbijetuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati – ishin ndaluar dhe fyer me fjalë në gjuhën serbe. Në mesin e sulmuesve, sipas dëshmive, ishte identifikuar edhe i akuzuari Pleskoviq.

The post 15 vjet burg Pleskoviqit, avokati: Ky dënim është shumë pak në raport me masakrat appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT