Komuniteti shqiptar në Zvicër po planifikon ndërtimin e një xhamie që kushton hiq më pak se 15 milionë franga.
Kjo u diskutua edhe gjatë emisionit Kosova Today në Klan Kosova.
Hoxhë Ladi, e mirëpriti këtë hap i cili tha se gëzohet jashtë mase për këtë.
“Për neve është një lajm shumë i gëzuar. Dhe shpresojmë që të ndërtohen sa më shumë vendet ku përhapet paqe, dituri, mirësi. Sidomos ne në Shqipëri e kemi vuajtur mungesën e xhamive. Për 50 vjet kemi jetuar në mungesë të tempujve ku adhurohet Zoti”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Derisa ekspertja e migracionit në Zvicër, theksoi se duhet pasur kujdes në lidhje me menaxhimin e debatit në lidhje me këtë çështje.
“Rreziku mund të ekzistojë që nëse menaxhohet keq atëherë merr një konotacion krejt tjetër e kjo do të ishte shumë e dhimbshme”, deklaroi Besa.
“Sa kam hulumtuar unë, deri më tani është mbajtur veç një takim ku janë mbledhur mbi 3 milionë franga. Njëra nga financuesit dihet, është Presidenti i Bashkësisë Islame boshnjake që i ka dhanë 50 mijë franga”, theksoi ajo në Klan Kosova.


