E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme14 vjet nga vrasja e Enver Zymerit, shënohet edhe Dita Memoriale e...

14 vjet nga vrasja e Enver Zymerit, shënohet edhe Dita Memoriale e policëve të rënë në detyrë

Nesër bëhen 14 vjet nga rënia në detyrë e policit Enver Zymeri në veri të vendit.

Pikërisht  më 26 korrik shënohet edhe Dita Memoriale e zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës.

Në këtë ditë janë organizuar aktivitete të ndryshme nën patronatin e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të policisë, Gazmend Hoxha.

Më poshtë i gjeni të gjitha aktivitetet:

08:00 – Vizita te familja e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës Muhamed Lika

  • Vendndodhja: Familja e Lika – në Kaçanik
  • Pjesëmarrësit: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kolonel Gazmend Hoxha dhe Menaxhmenti i PK- së

 09:00 – Homazhe shtetërore

  • Lokacioni: Lapidari i Policëve të rënë – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Pjesëmarrës: Personalitet të larta shtetërore

10:00 – Homazhe tek varri i Heroit Afrim Bunjaku 

  • Lokacioni: Fshati Samadrexhë, Vushtrri
  • Pjesëmarrës: Personalitet të larta shtetërore

 10:15 – Vizitë në familjen e Heroit Afrim Bunjaku

  • Lokacioni: Fshati Samadrexhë, Vushtrri
  • Pjesëmarrës: Personalitet të larta shtetërore

10:45 – Homazhe tek varri i Heroit Enver Zymeri

  • Lokacioni: Fshati Dubovc, Vushtrri;
  • Pjesëmarrës: Personalitet të larta shtetërore

11:30 – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri

  • Lokacioni: Familja e Heroit Enver Zymeri– në Vushtrri
  • Pjesëmarrës: Personalitet të larta shtetërore

12:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri

  • Lokacioni: Varage – Zubin Potok
  • Pjesëmarrës: Personalitet të larta shtetërore

Në shënim të 14 vjetorit të rënies së Hero Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës do të organizohen aktivitete sportive që përfshijnë ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kayak. Marshutat e ekipeve përfshijnë zona/komuna nga jugu drejt veriut të Republikës së Kosovës, përmes vendit të rënies së Heroit Enver Zymeri, Varage-Zubin Potok.

17: 00 – Ceremonia e pritjes së marshuesve në Qendrën për trajnim për kërkim shpëtim “Berim”, Zubin Potok- Ujman.

Vrasja e Zymberit: Enveri u vra, por veriu u çlirua

 

The post 14 vjet nga vrasja e Enver Zymerit, shënohet edhe Dita Memoriale e policëve të rënë në detyrë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT