E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme14-vjeçari vdiq në aksidentin tragjik, familja Hasani ia fal gjakun familjes Sylejvica

14-vjeçari vdiq në aksidentin tragjik, familja Hasani ia fal gjakun familjes Sylejvica

Familja Hasani nga Dumnica e Podujevës ka vendosur t’ia falë gjakun e djalit Benjamin Hasanit, familjes Sylejvica.

Për Klankosova.tv, një anëtar i familjes Hasani ka bërë të ditur se falja e gjakut u bë të premten e kësaj jave, 14-vjeçari Benjamin Hasani ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 7 korrik të këtij vitit mes një veture dhe një traktori.

Si pasojë, Benjamin Hasani vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të lënduar.

Qytetar për Klankosova.tv tha se Benjamin kishte lindur të premten dhe u nda nga jeta të premten.

“Një javë më vonë, pikërisht ditën e xhumasë, gjaku i tij u fal duke u bërë kështu shembull i lartë i humanizmit, faljes dhe solidaritetit për të dy familjet dhe për gjithë komunitetin”, tha ky pjesëtar i familjes Hasani për Klankosov.tv. /Klankosova.tv

The post 14-vjeçari vdiq në aksidentin tragjik, familja Hasani ia fal gjakun familjes Sylejvica appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT