Garës për Asamblenë në Zveçan, Vetëvendosje ia kishte mësyer me 15 kandidatë, 14 prej tyre nga familja Peci dhe 1 Kelmend.
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve lokale, VV-në e renditën të katërtën në këtë komunë, ndërsa kandidati që mori më së shumti vota ishte bartësi i listës, Fetah Peci. Ai u vota 92 herë, transmeton Klankosova.tv
Prej 14 kushërinjve që garuan, pos Fetahut, veç edhe dy të tjerë arritën të marrin mbi 10 vota, Bastri Peci me 15 dhe Xhevdet Peci mori 12 vota.
Në listën e familjes Peci, ishin edhe dy kandidate që s’e morën asnjë votë, bazuar në të dhënat e KQZ-së. /Klankosova.tv
The post 14 kushërinj të familjes Peci garuan me VV në Zveçan, veç 3 u votuan më shumë se 10 herë appeared first on Klan Kosova.