E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/13-kosovare-ne-izrael-ndodhen-ne-izrael-nuk-kane-shprehur-interesim-per-evakuim/13 kosovarë në Izrael ndodhen në Izrael, nuk kanë shprehur interesim për...

https://klankosova.tv/13-kosovare-ne-izrael-ndodhen-ne-izrael-nuk-kane-shprehur-interesim-per-evakuim/13 kosovarë në Izrael ndodhen në Izrael, nuk kanë shprehur interesim për evakuim – Klan Kosova

Sipas të dhënave  të Ambasadës së Kosovës në Izrael në territorin izraelit ndodhen 13 kosovarë, të cilët deri më tani nuk kanë shprehur interesim për evakuim.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ku u tha se nga atje është bërë evakuimi i disa qytetarëve, përmes Jordanisë dhe Egjiptit.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael mbetet në gatishmëri të plotë dhe e angazhuar për t’iu përgjigjur çdo kërkese për ndihmë nga qytetarët tanë, duke koordinuar nga afër me autoritetet izraelite dhe partnerët ndërkombëtarë për çdo mundësi të mëtejme evakuim”i.

“Duke qenë se situata e sigurisë në Izrael vijon të përkeqësohet, MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në këtë territor të tregojnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vetëm në zona të sigurta”, thuhet mes tjerash në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

Evakuohen disa kosovarë nga Izraeli, MPJD jep detaje

 

The post 13 kosovarë në Izrael ndodhen në Izrael, nuk kanë shprehur interesim për evakuim appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT