Gjatë muajit shkurt, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 119 aksidente trafiku.
Sipas policisë, në njërin nga këto aksidenti një person ka mbetur i vdekur.
âMe lëndime â 42 aksidente, ku kanë mbetur të lënduar 58 persona. Me dëme materiale â 76 aksidenteâ.
Për krahasim, gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar ishin raportuar gjithsej 111 aksidente.
Në përgjithësi, numri i aksidenteve gjatë muajit shkurt 2025 ka shënuar një rritje prej 7.2%, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024.
Gjithashtu, gjatë muajit , policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 4.426 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 50 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>