E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeRrahu familjen dhe qëlloi ndaj policisë me kallashnikov, arrestohet 45-vjeçari në fshatin...

Rrahu familjen dhe qëlloi ndaj policisë me kallashnikov, arrestohet 45-vjeçari në fshatin Kus

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale brenda një familjeje në fshatin Kus, ku një 45-vjeçar dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, si dhe rrezikoi jetën e efektivëve të Policisë duke shtënë me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponja’, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit ‘Forest’, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov me fishek në fole dhe një thikë që autori i mbante me vete pa leje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT