Eksperti financiar, Kushtrim Ajvazi përmes një reagimi në Facebook, ka treguar se Kosova ka humbur mbi 100 milionë euro projekte në fushën e energjisë, si pasojë e sanksioneve të Bashkimit Evropian, raporton Klankosov.tv.
Ajvazi u shpreh se këto mjete kanë qenë të destinuara për stabilitet të furnizimit energjetik, duke bërë thirrje që të mos përdoret si arsyetim dalja në treg të lirë të energjisë.
“Për informaten tuaj
Kosova ka humbur 114 milionë € projekte në fushën e energjisë nga sanksionet e BE-së. Këto mjete ishin të destinuara për zhvillim dhe stabilitet të furnizimit energjetik.
Mos e përdorni më arsyetimin se e kemi pas kusht nga BE-ja me dalë në treg të lirë se është marre për juve.”
Kujtojmë se ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Artane Rizvanolli, ishte tallur me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës se “asgjë nuk po dëmtojnë”.
“Nëse opozita na tregon se si masat ndëshkuese (të BE-së) po na dëmtojnë, unë po ju them që masat, si njeri që udhëheq një dikaster shumë të rëndësishëm ku ka shumë fonde, unë po ju them që nuk është asgjë në punën tonë nuk është duke u ndalur ose penguar nga masat”, kishte deklaruar ajo. /Klankosova.tv
The post “114 mln € humbje në fushën e energjisë”, Ajvazi: Marre nëse arsyetoheni se ishte kusht nga BE me dalë në treg të lirë appeared first on Klan Kosova.