E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/111prokuroria-deklarohet-per-vdekjen-e-te-riut-ne-gjakove/Prokuroria deklarohet për vdekjen e të riut në Gjakovë - Klan Kosova

https://klankosova.tv/111prokuroria-deklarohet-per-vdekjen-e-te-riut-ne-gjakove/Prokuroria deklarohet për vdekjen e të riut në Gjakovë – Klan Kosova

Prokuroria Themelore e Gjakovës, është deklaruar për rastin tragjik të të riut i cili dyshohet se vdiq si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës, në një fabrikë të tullave.

Organi i akuzës në një përgjigje thotë se hetimet lidhur me rastin kanë nisur.

Tutje, prokuroria thotë se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Lidhur me rastin në fjalë, jemi njoftuar nga Policia e Kosovës dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, të gjitha njësit përkatëse të Policisë së Kosovës dhe inspektori i punës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për Klankosova.tv.

Ceremonia e varrimit për të riun do të bëhet sot me fillim nga ora 16:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Sot varroset i riu që dyshohet se vdiq nga lëndimet në një fabrikë të tullave në Gjakovë

The post Prokuroria deklarohet për vdekjen e të riut në Gjakovë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT