E martë, 29 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKajtazi: Thaçi udhëhoqi shumë operacione në veri – treni rus u ndal...

Kajtazi: Thaçi udhëhoqi shumë operacione në veri – treni rus u ndal me mbështetjen e Amerikës (VIDEO)

Analisti Vehbi Kajtazi, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, deklaroi se ish-presidenti Hashim Thaçi ka udhëhequr shumë operacione në veri të vendit.

Ai theksoi se situata më kritike ishte ajo e trenit rus, dhe siç u shpreh, kjo situatë u menaxhua në mënyrë efektive, duke ndalur përparimin e Rusisë. Kajtazi u shpreh i bindur se treni rus është ndalur me mbështetjen e madhe të Amerikës, përcjell Klankosova.tv.

“Z.Thaçi ka udhëhequr operacione të ndryshme në veri të Kosovës. Po flas vetëm për veri të Kosovës, nuk po flas për periudhën sa ka qenë si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Situata më e rëndë që unë e konsideroj, por edhe e kam të lexuar, të bazuar, është treni rus. Kur është menaxhuar ajo situatë, kur shteti i Kosovës, Policia e Kosovës ka arritur ta ndalë trenin rus, i bie që e ka ndaluar Rusinë, sepse aty kishte një përplasje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë dhe unë jam i bindur që mbështetja e madhe e perëndimit, e Amerikës në atë kohë, e kanë ndalur trenin rus”.

“Ajo ka mundur të jetë njëra prej situatave më të palakmueshme të përplasjes lindje-perëndim në territorin tonë. Dhe e fundit çka është e rëndësishmë, ai beson në drejtësi, ne duhet të besojmë në drejtësi, ne duhet të besojmë në drejtësi Kushtetuese, ligjore, që përfaqësojnë vlerat perëndimore, që nuk bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe që nuk bien ndesh me konventat evropiane, përkatësisht me Konventën e Gjenevës”, u shpreh tutje Kajtazi./Klankosova.tv

The post Kajtazi: Thaçi udhëhoqi shumë operacione në veri – treni rus u ndal me mbështetjen e Amerikës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT