Blerta Deliu dhe pasioni i saj për ushqimin: Nganjëherë fëmijët më thonë “u bë boll” (VIDEO)

Blerta Deliu dhe pasioni i saj për ushqimin: Nganjëherë fëmijët më thonë “u bë boll” (VIDEO)

Në një intervistë të veçantë jashtë fushës politike, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale, familja dhe sfidat që përballet si nënë dhe bashkëshorte.

Gjatë emisionit “Ora 7” në Klan Kosova, Deliu rrëfeu për pasionin e saj për ushqimin, duke thënë me humor: “Ka ditë që gatuaj aq shumë, sa më thonë fëmijët: ‘Leje të lutem, se u bo boll’”.

Deputetja theksoi se përpjekja për të ruajtur një balancë mes angazhimeve profesionale dhe jetës familjare është një sfidë e vazhdueshme.

“Këtë balans mundohem ta bëj me kujdes, gjithmonë duke u munduar të shtyjmë limitet kudo që jemi”, u shpreh ajo, transmeton Klankosova.tv.

Intervistën e plotë, e gjeni në videon vijuese:

 

 

The post Blerta Deliu dhe pasioni i saj për ushqimin: Nganjëherë fëmijët më thonë “u bë boll” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.