E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeOperacioni “Qielli i Thyer”: 22 të pandehurit do qëndrojnë edhe 2 muaj...

Operacioni “Qielli i Thyer”: 22 të pandehurit do qëndrojnë edhe 2 muaj pas hekurave

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar paraburgimin edhe për nga dy muaj 22 të pandehurve në rastin “Qielli i thyer”.

Personat në fjalë dyshohen për disa vepra penale si “Pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal”, “Posedim i substancave narkotike” dhe “Shpërlarje e parave”.

Klankosova.tv vazhdimisht ka raportuar për rastin në fjalë, në mesin e 22 të dyshuarve është edhe Agim Rexhepi, i cili është i dyshuar për krim të organizuar lidhur me shitblerje të narkotikëve në operacionin e njohur si “Qielli i thyer

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, për Klankosova.tv ka deklaruar se paraburgimi të njëjtëve u është vazhduar deri më 3 shtator të këtij viti.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së PSRK-së për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër 22 të pandehurve, është marrë aktvendim dhe masa është vazhduar për 2 muaj për secilin, deri më 3 shtator 2025”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.

Është raportuar se Shemsi Bahtiri është ‘bosi’ i këtij grupi, teksa në dosjen e siguruar nga Klankosova.tv thuhet se ekziston i dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar që operonte nga fillimi i vitit 2019 deri më 3 qershor 2025.

Sipas dosjes së siguruar nga Klankosova.tv, të arrestuarit kanë vepruar në Kosovë por edhe në shtetet e tjera.

“Në periudhën kohore nga fillimi i vitit 2019 e deri më datën 03.06.2025, në Kosovë dhe shtete të tjera, me dashje dhe me dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar dhe qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare për vete, në mënyrë aktive marrin pjesë në veprimtari kriminale të grupit të organizuar kriminal me qëllim të shitjes pa autorizim, shpërndarjes dhe transportimit të substancave të cilat janë shpallur me ligj si substanca psikotrope apo substanca analoge”, thuhet në një pjesë të dosjes së Prokurorisë.

Të gjithë personat e arrestuar dyshohet se veprat penale i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë: lëndë narkotike, 129 vetura, 134 e 900 mijë para të gatshme, 20 mijë e 40 franga zvicerane, 490 dollarë, 13 mijë euro para të falsifikuara, 9 orë dore të markave të njohura, 36 armë të llojeve të ndryshme, 1569 fishekë të ndryshëm, 1292 copë municione të ndryshme, një prese për paketimin e heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente të ndryshme.

Po ashtu janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë prej 500 mijë euro, dhe janë vënë nën urdhër ndalues të gjitha paluajtshmëritë e të pandehurve në këtë rast.

Operacioni i koduar “Qielli i Thyer”, është përkrahur nga autoritetet e Belgjikës, Holandës, Europol-it, dhe është udhëhequr nga Prokurori i PSRK-së, i cili ka qenë prezent gjatë realizimi të urdhër kontrollit.

“Qielli i thyer”, Apeli i lë në paraburgim 22 të dyshuarit

The post Operacioni “Qielli i Thyer”: 22 të pandehurit do qëndrojnë edhe 2 muaj pas hekurave appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT