E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/1111nje-nga-pasojat-e-mafise-energjetike-thote-bajrami-per-tymin-e-zi-te-kosova-a/“Një nga pasojat e mafisë energjetike”, thotë Bajrami për tymin e zi...

https://klankosova.tv/1111nje-nga-pasojat-e-mafise-energjetike-thote-bajrami-per-tymin-e-zi-te-kosova-a/“Një nga pasojat e mafisë energjetike”, thotë Bajrami për tymin e zi te Kosova A – Klan Kosova

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku shihet tym i zi duke dalë nga termocentrali Kosova A.

Ajo ka shpërndarë në rrjete sociale fotografinë që ka qarkulluar gjerësisht, duke e cilësuar si pasojë të drejtpërdrejtë të asaj që e quan “mafia energjetike”.

“Një nga pasojat e mafisë energjetike”, ka shkruar Bajrami krahas fotos ku dallohet qartë ndotja e ajrit nga termocentrali.

Për të njëjtën çështje ka reaguar edhe analisti Avni Arifi, i cili ka drejtuar akuza të ashpra ndaj institucioneve përgjegjëse dhe qeverisë.

“Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu. Kjo qeverisje po shndërrohet çdo ditë në krim më të madh e më të madh”, ka shkruar Arifi në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Tym i zi nga blloku Kosova A –  Arifi kritikon ashpër qeverinë

The post “Një nga pasojat e mafisë energjetike”, thotë Bajrami për tymin e zi te Kosova A appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT