Policia e Kosovës e ka larguar nga “Vidovdani” politikanin nga partia “Demokracia Serbe”, Stefan Velkoviq, pasi i njëjti në Gazimestan shkoi me një bluzë e cila kishte fotografinë e kryetarit të partisë së lartpërmendur, Aleksandar Arsenijeviq.
Arsenijeviq tash e një javë ndodhet në Serbi. I njëjti po kërkohet nga autoritetet serbe që të merret në pyetje pasi në një pronë të tij në Zveçan ditëve të kaluara, sipas njoftimit nga forcat e rendit, është gjetur armatim, njofton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë rast, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq do arrestohet menjëherë sapo të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës.
The post Mbante në bluzë foton e Arsenijeviqit, policia e largon nga Gazimestani, politikanin serb appeared first on Klan Kosova.