Kontejnerët në flakë, Gashi: Zjarrfikësit intervenuan shpejt (VIDEO)

Kontejnerët në flakë, Gashi: Zjarrfikësit intervenuan shpejt (VIDEO)

Komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka dhënë detaje mbi zjarrin që ka kapluar disa kontejnerë mëngjesin e sotëm në rrugën “Ismet Hoti”, e nga i cili ka pësuar edhe një veturë e parkuar aty pranë.

Ai njoftoi se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin.

“Në ora 06:06 u pranua informata për djegie të mbeturinave. Ekipet reaguan shumë shpejt në rrugën ‘Muharrem Fejza’. Në 06:11, ekipet e zjarrfikësve ishin në vendin e ngjarjes, ishte reagim i shpejtë, i jashtëzakonshëm”, tha Gashi në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova.

“U pa se nuk ishin vetëm mbeturina, por dy kontejnerë ishin të përfshirë në flakë. Për shkak të temperaturës së lartë, zjarri u përhap edhe tek pjesa e një veture,” ka thënë Gashi.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se incidenti është raportuar rreth orës 06:30, ndërsa nuk ka persona të lënduar. /Klankosova.tv

S’ka të lënduar nga djegia e veturës në kryeqytet

The post Kontejnerët në flakë, Gashi: Zjarrfikësit intervenuan shpejt (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.