Monday, March 23, 2026
spot_img
HomeLajmeEKSKLUZIVE: Një orë para krimit në Majac, Ardita dhe Ilazi pinë kafe...

EKSKLUZIVE: Një orë para krimit në Majac, Ardita dhe Ilazi pinë kafe në një lokal

Rrjedha e krimit që ndodhi të dielën mbrëma në Majac të Podujevës po merr një kthesë tjetër.

Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se e dyshuara tashmë e ndjerë, Ardita Gashi, e cila vrau Ilaz Brahimin dhe gruan e axhës, Miradije Gashin, një orë para krimit kishte pirë kafe në një lokal me të dashurin e saj, 45-vjeçarin nga Obiliqi.

Sipas burimeve ekskluzive që redaksia i ka siguruar, Ardita dhe Ilazi kishin hyrë të tensionuar në një kafene dhe aty kanë qëndruar për rreth një orë. Po ashtu, çifti tashmë i ndjerë kanë pirë nga tre kafe dhe herë pas here kanë folur me tone të larta.

Redaksia, ndër të tjera, ka mësuar se në momentin e pagesës, të dy janë ngritur në këmbë, ndërsa Ardita kishte lënë çantën e dorës në karrigen pranë tavolinës ku kishin pirë kafe. Menjëherë pas pagesës, ajo ishte kthyer për ta marrë.

Pasi 31-vjeçarja dhe 45-vjeçari kanë dalë nga lokali, janë nisur drejt veturës së tipit Volkswagen me ngjyrë të bardhë (targat e së cilës Klankosova.tv i ka siguruar). Fillimisht, Ardita ishte ulur në sediljen e përparme, por sipas burimeve, pas vetëm pak minutash ajo kishte kaluar në pjesën e pasme të veturës.

Klankosova.tv ka siguruar edhe informacione të tjera rreth kësaj tragjedie, por nuk do t’i publikojë për momentin, për shkak të rrjedhës së hetimeve dhe ndjeshmërisë së rastit./Klankosova.tv

“Largohu se të vrasë edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT