Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në panairin e Turizmit në Berlin, në të cilin u shpreh se Shqipëria dikur ka qenë Koreja e Veriut e Evropës, ndërsa në vitin e fundit rreth 11 milionë udhëtarë kanë kaluar nga aeroporti “Nënë Tereza”.
“Doni të dini që turistët janë rritur 10 herë në Shqipëri 10 vitet e fundit, fillon me ujërat e kaltër, me plazhet e virgjëra, malet, peizazhi i egër, i cili është për ata që e duan natyrën, nga kështjellat e UNESCO-s.”
“Rritja është kaq e madhe dhe nuk po ndalet. Ejani shiheni vet. Shqipëria, nuk është ajo që keni menduar, Shqipëria është shumë më tepër. Shqipëria është të gjitha shqisat”.
Derisa, Rama e replikoi edhe gazetën gjermane, e cila e kishte konsideruar Shqipërinë një destinacion të panjohur.
“Është kënaqësi e madhe të citoj këtu një prej organeve më të mëdha të shtypit në Gjermani, “Bild”, që jo shumë larg në të shkuarën na rezervonte artikuj jo fort të këndshëm, duke thënë se Shqipëria nuk është më një destinacion i panjohur, por pritet të bëhet një cep i nxehtë për ata që duan diellin. Shqipëria është vendi më rritjen më të shpejtë si destinacion në botë dhe po ashtu kemi edhe aeroportin me rritjen më të shpejtë në botë. Më në fund, shohim edhe turistët gjermanë që po vijnë në Shqipëri”.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);