Një qytetar 100-vjeçar ka qenë ndër votuesit më të vjetër që ka ushtruar të drejtën e votës në Tiranë këtë të diel. Ai votoi në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”, duke dhënë një mesazh simbolik për rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kam votuar që në vitin 1946 dhe deri sot. Fleta e votimit është e qartë dhe e lexueshme për të gjithë. Sa më shpejt të bëhet puna, aq më e saktë është,” deklaroi ai për Top Channel.
Sot qytetarët shqiptarë po votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, në zgjedhjet e 11-ta parlamentare që nga viti 1991. Këtë herë, për herë të parë, procesi zgjedhor përfshin edhe qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Sipas Ministrisë së Brendshme, 3,713,761 shtetas shqiptarë janë të regjistruar për të votuar, përfshirë 114,642 të rinj që votojnë për herë të parë. Po ashtu, edhe 3,027 të dënuar e të paraburgosur do të votojnë në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale në vend.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);