Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka kritikuar vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që t’ju ndahen nga 100 euro studentëve.
Ai këtë veprim të Kurtit e ndërlidhi me zgjedhjet lokale, transmeton klankosova.tv.
”Dy studenta sot te kafet e vogla porositen vodka redbull.
Njani tha nuk i ha foret me votu Vuvuzelen më edhe nëse na i jep ka 10.000 Euro, a këto 100 Euro po i shpenzoj vodka dhe në redbull, se me i shpenzu në shpi frikohem.
Albini ende mendon se populli është në shitje dhe me 100 Euro e blen voten.
Albin nëse e blen Avninë dhe krejt familjen e tij me një pozitë të zëvendës ministrit, atë aktivistin me gomar me 20 mijë Euro, ose atë këshilltarin me një pagë 1.400 Euro, studenti nuk është në shitje dhe nuk shitet o trim i shpenzimit të parasë publike për interesa partiake dhe Dejonake”.
Mendim të tillë pati edhe Eugen Cakolli, i cili u shpreh se ky vendim, përbën shembull të qartë të përdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale.
Sipas tij ky veprim cenon garën e barabartë zgjedhore, transmeton klankosova.tv.
”Ndarja e 100 eurove për studentë nga Qeveria në detyrë, ashtu si edhe masat e tjera financiare, nuk janë aktivitete të domosdoshme, as të parapara me buxhetin vjetor apo planin e punës (i cili as nuk është publik). Rrjedhimisht, vendimet bien ndesh me Ligjin për Qeverinë dhe kufizimet që ai parasheh për qeverinë në detyrë.
Në total, vlera financiare e masave të ndërmarra nga Qeveria në detyrë tashmë ka kaluar vlerën prej mbi 100 milionë eurosh, që tejkalon kufijtë e vendimmarrjes administrative për “çështje rutinore apo të domosdoshme”, duke hyrë në sferën e vendimeve me ndikim politik dhe elektoral.
Përtej aspektit ligjor, miratimi i këtyre masave vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale përbën shembull të qartë të përdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale.
Një veprim i tillë cenon garën e barabartë zgjedhore, duke krijuar avantazh të padrejtë për kandidatët e subjektit politik që udhëheq qeverinë dhe ndikon në sjelljen e votuesve, sidomos tek grupet e ndjeshme si studentët”.
The post 100 eurot e Kurtit për studentët, kritika për përdorim të resurseve publike për qëllime elektorale appeared first on Klan Kosova.