10 vjet më parë ai ishte lojtari më i mirë i ri në botë – tani do të vazhdojë karrierën në Meksikë

10 vjet më parë ai ishte lojtari më i mirë i ri në botë - tani do të vazhdojë karrierën në Meksikë

Fabrizio Romano, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për transferimin e Anthony Martial te Monterrey.

Sipas tij, klubi aktual i lojtarit, AEK Athinë, i ka dhënë leje sulmuesit francez të udhëtojë në Meksikë për të kryer ekzaminimet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.


Martial, i cili do të ndajë dhomën e zhveshjes me Sergio Ramos, pritet të bëhet pjesë e një projekti ambicioz të klubit meksikan.

Sulmuesi 29-vjeçar është produkt i akademisë së Lyon, përpara se të kalonte te Monaco në vitin 2013. Në verën e vitit 2015 ai u transferua te Manchester United për një shumë rekord për atë kohë për një lojtar të ri dhe në të njëjtin vit fitoi çmimin prestigjioz “Golden Boy”.

Në janar të vitit 2022, Martial u huazua te Sevilla, ndërsa në karrierën e tij me “Djajtë e Kuq” fitoi disa trofe të rëndësishëm: FC CUP, EFL Cup, FA Community Shield dhe Ligën e Evropës.

Me Francën ai debutoi në vitin 2015, duke qenë pjesë e ekipit që luajti finalen e Euro 2016.

Anthony Martial

Monterrey, i cili garon në elitën e futbollit meksikan, është aktualisht në krye të tabelës pas shtatë javëve të para të kampionatit. Tifozët shpresojnë që ardhja e Martial dhe Ramos t’i rikthejë te titulli kampion, i cili mungon prej plot 15 vitesh. /Telegrafi/