Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri në “Rubikon” në Klan Kosova tha se i kanë identifikuar saktësisht sfidat në mënyrë që të angazhohet tutje për ta shndërruar Mitrovicën në qytet modern.
Tahiri tha se do të jetë në secilën sfidë pranë qytetarëve të Mitrovicës dhe do të punojë me të gjithë.
Ai thotë se duhet të bëhet ndryshim në qasje, energji dhe në vizion.
“Unë jam i barabartë me të gjithë qytetarët e Mitrovicës, unë e kam zgjedhur fushën në të cilën duhet dhe mund të jap kontributin tim. Nuk mundemi në të gjithë me qenë kryetar, mirëpo unë do t’i bashkojë të gjithë, do të punoj, respektojë e dëgjojë të gjithë”, tha Tahiri.
Tutje, Tahiri tha se do t’i qasen arsimit e shëndetësisë, duke i potencuar si prioritet në qeverisjen e tij.
Kandidati i PDK-së tha se në projekt ka vetëm planet që mund të realizohen me forcat vetanake të komunës, duke potencuar se investime rreth 10 milionë euro synohen të bëhen në objektet arsimore në qytetin e Mitrovicës.
Derisa premtoi se do të ndërtojnë edhe 5 çerdhe të reja.
Tahiri ndër tjerash, përmendi edhe psikologët në shkolla, si domosdoshmëri e ditëve të sotme.
Në kuadër të platformës së tij për ta qeverisur qytetin e Mitrovicës, Tahiri ka plan edhe për parkingjet.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
The post 10 milionë euro investime-Platforma e Arian Tahirit për Mitrovicën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.