E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/10-mije-konsumatore-ne-kline-behen-me-uje-te-pijshem/10 mijë konsumatorë në Klinë bëhen me ujë të pijshëm - Klan...

https://klankosova.tv/10-mije-konsumatore-ne-kline-behen-me-uje-te-pijshem/10 mijë konsumatorë në Klinë bëhen me ujë të pijshëm – Klan Kosova

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HIDRODRINI” në Pejë, ka përuruar projektin madhor investiv për ujin e pijshëm në Klinë, ku 10 mijë konsumatorë do të bëhen me ujë të pijshëm.

Ky projekt është investimi i përbashkët mes Qeverisë, MAPL-së, KRU “Hidrodrini”-t dhe Komunës së Klinës, përmes së cilit konsumatorët e kësaj komune do të përfitojnë 84 l/s më tepër.

Sipas njoftimit të kompanisë, projekti në fjalë ka impakt të drejtpërdrejt tek 10 mijë konsumatorë që bëhen me ujë të pijshëm, ndërsa vlera investive e përbashkët prek shifrën prej 1 milion euro.

“Fundërruesi i përuruar sot, kanalizon, mbledh e filtron ujin nga burimi i lugut të Drinit të Bardhë. Projekti investiv do të rrisë kapacitetin e filtrimit të ujit për konsumatorët e qytetit të Klinës dhe fshatrave përreth. Me këtë projekt, uji i filtruar prej 84 l/s pas fazës testuese disaditore, kalon më pas në ultrafiltrat e fabrikës duke e kthyer furnizimin në ujë të pijes”, u tha në njoftim.

Punimet inauguruese për këtë projekt kishin filluar në nëntor të vitit 2023. /Klankosova.tv

The post 10 mijë konsumatorë në Klinë bëhen me ujë të pijshëm appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT