Këpuca e Artë i jepet futbollistit që ka shënuar më së shumti gola gjatë një sezoni në të gjitha ligat në Europë.
Futbollisti i Liverpoolit, Momo Salah është duke kryesuar këtë listë me 27 gola, shkruan Indeksonline
Edhe pse sulmuesi egjipitan ka më pak gola se lojtari i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres (34), për shkak të koeficientit i prinë listës me 54 pikë, tri më shumë se lojtari suedez.
Në pozitën e tretë është Robert Lewandowski. Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar 25 gola dhe ka grumbulluar 50 pikë.
Harry Kane me 24 gola qëndron në pozitën 4-të, i ndjekur nga sulmuesi i Atalantas, Mateo Retegui (23 gola/ 46 pikë).
Lista e top-10 lojtarëve që po luftojnë për çmimin “Këpuca e artë”:
